Një herë ia gjuan kamionin me gurë e pastaj shtie me armë në ajër

Kronikë e zezë

Një herë ia gjuan kamionin me gurë e pastaj shtie me armë në ajër

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Të shtunën në Suharekë është arrestuar një person i cili fillimisht ka gjuajtur me gurë drejt një kamioni, e pastaj ka shtënë me armë zjarri në ajër

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme e kishte gjuajtur me gurë kamionin e viktimës deri sa ai kishte qenë duke e drejtuar dhe ia kishte thyer xhamin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima pas një distance rreth 200 metra kishte ndalë kamionin, por i dyshuari i kishte shkuar pas këmbë duke shtënë me armë zjarri në ajër”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar  gjashtë gëzhoja, një fishek të kalibrit 7.65 mm si dhe një armë automatike me një karikator dhe 11  fishek të cilën armë i dyshuari e kishte lënë në fushë në  pronë e tij”.

“Është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat