Një 26 vjeçar u plagos pak para mesnatës së të dielës (8 gusht) në lagjen nr 18 në Durrës.
Policia informoi se rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
Reth orës 21:45, (8 gusht) në Shijak, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin D. A., rreth 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor. Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi D. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.