Një person është ankuar se të dielën gjatë ditës, disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në Zveçan.
Sipas raportit 24 orësh të policisë ai është ankuar se të dyshuarit i kanë vjedhur para të gatshme.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë thyer derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti sipas policisë është duke u hetuar.