I riu në Vlorë futet me shpejtësi në kthesë, humb kontrollin e mjetit

Kronikë e zezë

I riu në Vlorë futet me shpejtësi në kthesë, humb kontrollin e mjetit

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 08:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni tregojnë momentin e një aksidenti në Vlorë, ku një i ri në timon humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Enrik Mehmeti, që janë filmuar nga kamerat e sigurisë, mjeti që drejtonte 21-vjeçari me inicialet E. H ka hyrë me shpejtësi në kthesë dhe për pasojë ka humbur kontrollin, duke u përplasur fuqishëm me murin e një ndërtese.

Të shumtë kanë qenë kalimtarët e rastit dhe drejtues mjetesh që i kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurit.

Ky i fundit fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spital.

Pamjet nga aksidenti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat