Përplasen dy automjete me targa të Kosovës në Krujë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Përplasen dy automjete me targa të Kosovës në Krujë, tre të lënduar

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 09:06
Ilustrim

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Tapizë-Derven.

Dy automjete me targa të Kosovës janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sipas policisë janë lënduar pasagjerët e njërit automjet, 20-vjeçarja A.R., 30-vjeçarja Xh.Sh., dhe 23-vjeçarja M.M., të cilat janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat