Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Një 47 vjeçar me inicialet B.I. është arrestuar pas një informacioni inteligjent që pranoi Stacioni policor në Ferizaj.

Sipas një komunikate për media të policisë, ai tashmë kishte një urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Ferizaj dhe ishte i dënuar me gjashtë muaj burgim.

“Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale: ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat