Aksident në fshatin Slivovë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në fshatin Slivovë, lëndohen dy persona

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në fshatin Slivovë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçiklete.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat