Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Gjilanit.
Sipas policisë, një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ish-bashkëshorti i saj, i ka marrë veturën që i kishte bërë dhuratë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VETËGJYQËSI
Gjilan 11.08.2021 – 00:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish bashkëshorti i saj) i ka marr veturën të cilën kohë më parë i kishte dhanë dhuratë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.