Një burrë nga Obiliqi është arrestuar nga Policia, meqenëse e ka sulmuar fizikisht nipin e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Obiliq 11.08.2021 – 15:03. Është arrestuar një mashkull i dyshuar kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nipin e tij viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.