Dy ditë më parë, një femër kishte njoftoi policinë se pas një mosmarrëveshje, burri e kishte fyer dhe ofenduar në prezencë të fëmijëve.
Policia njofton se i dyshuari nuk është intervistuar nga policia ngase gjendet në pushime, por rasti po vazhdon të hetohet.
“Kamenicë NN – NN. Më 10.08.2021 është pranuar një informatë se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje ishte fyer dhe ofenduar në prezencë të fëmijëve nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari nuk është intervistuar nga policia pasi gjendet në pushime, ndërsa me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, njofton policia.