Një grua në Prizren tenton të vetëvritet, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Një grua në Prizren tenton të vetëvritet, dërgohet në spital

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Një grua në Prizren ka tentuar të vetëvritet sonte.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ata kanë bërë të ditur se viktima ka kërkuar ndihmë në spital ku edhe është duke u trajtuar.

“Në Spitalin Rajonal ka kërkuar ndihmë mjekësore personi dhe është duke u trajtuar. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin për tentim vetëvrasje. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30”, kanë thënë nga Policia e Prizrenit.

Rrethanat e rastit ndërkaq nuk dihen ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat