Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti e ka përvetësuar një kuletë me të holla që e kishte gjetur në rrugë.
Sipas policisë, shtetasit të Maqedonisë së Veriut i kishte rënë kuleta në tokë dhe i kishte humbur.
Ndërsa banori i Hanit të Elezit e kishte gjetur atë dhe e kishte marrë për vete.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal “Shpërdorim i pasurisë së huaj’’ dhe rasti mbetet në procedurë të rregullt.