Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka marrë informata se në një lokal në fshatin fshatin Cernicë komuna e Gjilanit ka organizim të lojërave të fatit dhe bixhozit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit është realizuar bastisja e këtij lokali ku është arrestuar fillimisht i dyshuari A. M., (1978).
Gjatë bastisjes në lokalin e tij janë Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar si prova materiale:
Dy (2 ) aparate për lojëra të fatit ‘Merkur’
Një (1) shtëpizë e kompjuterit
Një (1) monitor
Një (1)printer
Gjashtëdhjetë e pesë (65) euro që janë gjetur në brendësi të aparatit të konfiskuar
Pesëmijë e njëqind e pesëmbëdhjetë (5115) euro dhe treqind e gjashtëdhjetë ( 360) franga zvicerane të konfiskuara nga çanta e të dyshuarit.
Është arrestuar po ashtu edhe i dyshuari i dytë E. M., (1991) si pronar i këtyre aparateve dhe pajisjeve përcjellëse .
Pas intervistimit të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, të njëjtit me vendim të prokurorit të shtetit ndalen në mbajtje për 48 orë .
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.