Policia e Kosovës ka thënë se është raportuar se pas një mosmarrëveshje në një restorant, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë i kanë sulmuar fizikisht pesë viktima.
Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 00:14.
Nga viktimat kanë qenë katër meshkuj dhe një femër kosovarë.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në një restorant, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë i kanë sulmuar fizikisht pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër kosovarë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.