Një veturë është përfshirë nga flakët në orët e vona të natës në fshatin Siboc të Podujevës.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se zjarri është shkaktuar nga disa persona ende të panjohur.
“Fsh. Sibovc i Epërm, Podujevë 13.08.2021-01:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin automjetit të tij.
Ankuesi ka arritur ta lokalizoj zjarrin ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.