Dalin detaje për tentim-vrasjen në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dalin detaje për tentim-vrasjen në Mitrovicë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e ditës së djeshme në Mitrovicë, duke e cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Në raportin 24 orësh, policia thotë se kanë arrestuar një person i cili ka plagosur viktimën mashkull, ndërsa ky i fundit është në QKUK për trajtim mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 14.08.2021 – 11:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e  ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori i shtetit dhe njësitë relevante policore nga ku për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat