Një vajzë e mitur është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër e Kosovës.
Viktimës dhe të dyshuarës iu është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të dërgohet në strehimore.
Rasti vazhdon të hetohet.