Një tjetër rast për të shtëna me armë ka ndodhur në një aheng familjar në Podujevë.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dhe 4 gëzhoja.
“Podujevë 14.08.2021-21:05. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë me gas dhe 4 gëzhoja.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.