Një rrahje ka ndodhur para pak minutash mes disa shoferëve në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” saktësisht afër hyrjes për në QKUK.
Sipas dëshmitarëve rrahja ka ndodhur mes dy shoferëve, njëri prej tyre mërgimtar.
E gjitha dyshohet se ka ndodhur pasi mërgimtari nuk ia kishte lëshuar rrugën me veturën e tij, derisa shoferi me targa vendore ishte me urgjencë duke dërguar nënën e tij në QKUK.