Një rrahje mes disa personave ka ndodhur para pak minutash në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë.
Deri tek ky konfrontim, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, ka ardhur pas mosmarrëveshjes në trafik.
Në këtë përleshje nuk raportohet për të lënduar.
Duhet theksuar se fluksi i madh i veturave në rrugën që lidh Llapin me kryeqytetin po shkaktojnë kolona të gjata, pikërisht në këtë kohë kur edhe kanë rifilluar punimet për zgjerimin e saj.