Në mesnatë është përfshirë nga zjarri godina e “Sarajeve” në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 23.40, ndërkohë që dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.
“Në orën 24.00 i vihet flaka “SARAJEVE”
Monument Kulture kat I. nl qendër të Tiranës së shkretuar tashmë nga talebanët në pushtet..
Nuk kam fjalë…’ shkruan në rrjetet sociale arkitekti Titi Seranaj.
Lidhur me këtë ngjarje, policia bën të ditur se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut.
“Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit,” thuhet në njoftimin e policisë.