Një rast i dhunës në familjes është raportuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë. Burri pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, kishe kërcënuar këtë të fundit me një mjet të mprehtë-thikë.
Siç njoftohet me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 16.08.2021-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij, të njëjtën e kishte kanosur me një mjet të mprehtë-thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /IndeksOnline/