Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën nacionale Leshak-Mitrovicë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ishte vetaksidentuar, ku pas humbjes së kontrollit të veturës ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.
“Rr. Nacionale, Leshak-Mitrovicë 16.08.2021 – 01:50. Një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është dërguar familjarëve për ceremoni varrimi.