Edhe më tej në vendin vazhdon të shpërfaqen para të falsifikuara.
Policia njofton se vetë gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 4 raste të shpërndarjes së parave falso të vlerave të ndryshme.
Pos kryeqytetit, parat falsikfuara po shpërndahen edhe në Prizren, Lipjan e vende tjera.
Prishtinë. Ankuesi mashkull shtetas i huaj, ka raportuar se nga persona të ndryshëm kur janë bërë pagesa për ofrimin e shërbimeve të ndryshme, nga muaj dhjetor i vitit 2020 deri me datën 16.08.2021 janë vërejtur se një shumë e parave prej 50 euro në monedha metalike nga dy (2) euro dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë sekuestruar nga njësiti policor për procedura tjera hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 15.08.2021 – 09:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë numërimit të parave të cilat ishin deponuar në bankomat, kishte hasur në një kartëmonedhë në vlerë 500 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitet policore, kanë sekuestruar kartëmonedhën në fjalë për procedura hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Lipjan 16.08.2021-14:34. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në bankomatin e bankës i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 € e cila dyshuar të jetë e falsifikuar. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka intervistuar të dyshuarin dhe ankuesen. Është kontaktuar prokurori, kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 10.08.2021 – 01:54. Me datën 16.08.2021 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një klient kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 €, e cila monedhë dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha në fjalë është sekuestruar nga njësiti policor për procedura tjera hetimore.