Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Peran të Podujevës.
Në bazë të pamjeve që ka siguruar media, shihet se një veturë ka dalë matanë rrugës kryesore, duke përfunduar kështu në ara.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar. Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së martës në nivel vendi janë regjistruar 84 aksidente, prej tyre, 22 kanë përfunduar me persona të lënduar.