Katër persona janë përfshirë në një rrahje mbrëmë rreth orës 19:00, në Gjurgjevik të Klinës, derisa ishin në kolonë.
Njëri nga të dyshuarit i ka shkuar te vetura edhe e ka sulmuar një person, pasi ka dyshuar se i njëjti e ka incizuar me telefon.
Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse dy të tjerë gjenden në arrati.
Të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.