Si pasojë e ndezjes së disa mbeturinave nga të dyshuar të panjohur është përhapur zjarri edhe në një plantacion të dredhëzave dhe manaferrave.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në vendin e quajtur Uji i Thatë të Hanit të Elezit.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është shuar zjarri.
Nuk raportohet për të lënduar.