Mitrovicë: Arrestohet shoferi i një autobusi, kontabandoi 61 shtetas nga Siria, Irani dhe Iraku

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Arrestohet shoferi i një autobusi, kontabandoi 61 shtetas nga Siria, Irani dhe Iraku

Nga: H.O. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:58
Ilustrim

Sipas një komunikate të policisë së Kosovës, bëhet e ditës se është arrestuar një person i dyshuar për kontrabandë me emigrant. Bëhet e ditur se është arrestuar shoferi i një autobusi, në të cilin ndodheshin 61 shtatas nga Siria, Irani dhe Iraku.

"Sot më, 19.08.2021 rreth orës 05:15 në fshatin Shupkovc-Mitrovicë, gjatë realizimit të një pike kontrolli të veturave nga  zyrtarë policorë të Njësisë së Trafikut Regjional të Mitrovicës së Jugut është ndaluar një autobus me targa vendore dhe me drejtues E. H., mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit të autobusit është vërejtur se në autobus gjenden 61 (gjashtëdhjetë e një) shtetas të huaj (në mesin e tyre 2 të mitur), me origjinë nga Siria, Irani dhe Iraku. Në lidhje me këtë rast janë njoftuar zyrtarët policorë nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë të cilët janë marrë me trajtimin e këtij rasti", thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se sipas deklaratës së të dyshimtit të lartcekur, i njëjti këta shtetas të huaj i ka marrë në Prizren dhe ka pas për qëllim t’i dërgojë deri në stacion të autobusëve në Mitrovicë. Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të tij i dyshimti i lartcekur është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. Ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar nga Njësia për Migrim.  

Pas intervistimit të të dyshuarit në praninë e avokatit të tij mbrojtës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat