Dyshohet si autor i zjarrvënies në Rrajcë, shpallet në kërkim 20-vjeçari

Kronikë e zezë

Dyshohet si autor i zjarrvënies në Rrajcë, shpallet në kërkim 20-vjeçari

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 09:42
Ilustrim

Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Policia bën me dije se u shpall në kërkim shtetasi Igli Halili, 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.

Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur "Guri i Dhelprës", pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat