Arrestohet një person në Shkup për të cilin kishte fletëarrest

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Shkup për të cilin kishte fletëarrest

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 10:34
Ilustrim

Ministria e Brendshme njoftoi sot se është arrestuar një banor i Shkupit i cili kërkohet me fletëarrest për shkak të masës së paraburgimit.

Në njoftimin nga Ministria e Brendshme thuhet se 30-vjeçari A.I. është arrestuar dje para një qendre tregtare në zonën e Çairit.

Ai i është dorëzuar Prokurorisë Publike Themelore.

Ai kërkohej në bazë të një urdhri nga Prokuroria Publike Themelore lidhur me nenin 396, paragrafi 2 të Ligjit për Armët, për shkak të masës së paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat