Një person ka kërkuar ndihmë mjekësorë në QKUK, pasi që ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri nga dy persona të panjohur.
Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Shkupi’ në Prishtinë.