Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.
Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Në raportin 24 orësh të policisë u theksua se drejtuesi i veturës nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku.
Si pasojë, pasagjerja femër ka humbur jetën ndërsa vozitësi dhe katër pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
“Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.