Policia jep detaje për personin e vdekur në emergjencën e Ferizajit

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për personin e vdekur në emergjencën e Ferizajit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Sot pasdite, nga dy persona të panjohur është sjellur një femër e moshës 20 vjeçare në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Personat të cilët kanë sjellur vajzën janë larguar nga Qendra Emergjente duke mos dhënë detaje.

Media ka kontraktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Pasditen e sotme , rreth orës 15:08 , nga Qendra Emergjente e spitalit rajonal në Ferizajt, jemi njoftuar se është sjellur një person i gjinisë femrore, e moshës rreth 20 vjecare. Mjekët, nga kjo qendër kanë konfirmuar vdekjen e sajë. Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vdekjes, policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”- ka thënë Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat