Pas një mosmarrëveshjeje rreth linjës së qarkullimit te minibusëve, në Vushtrri janë rrahur mes veti 6 të dyshuar meshkuj .
Sipas policisë, ishin përdor edhe një kaçavidë si dhe ishte shtëne me armë zjarri. Në vendngjarje është konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishekë.
Një mashkull ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pesë të dyshuar meshkuj janë arrestuar.
Dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.