Vetaksident në Ferizaj, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Vetaksident në Ferizaj, humb jetën një person

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 09:47
Foto Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti që ndodhi në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

I ndjeri, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ishte vet i treti në veturën që doli nga rruga dhe ky ishte si pasagjer.

Drejtuesi dhe pasagjeri tjetër kanë pësuar lëndime ndërsa raportohet dhe për dëme materiale.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe vetura ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat