Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve në Fushë Kosovë, dy persona të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash.
Dhe duke shtënë një herë në ajër janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe nuk raportohet për lëndime.
Ndërsa hetimet vazhdojnë.