​Qëndronin ilegalisht në Kosovë, arrestohen tre shtetas të huaj

Kronikë e zezë

​Qëndronin ilegalisht në Kosovë, arrestohen tre shtetas të huaj

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Dy meshkuj dhe një femër, shtetas të huaj, janë arrestuar në dalje të Republikës së Kosovës në vendkalimin kufitar Bërnjak.

Sipas policisë, të njëjtit dyshohet se ilegalisht kishin qëndruar në territorin e Kosovës.

“Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat