Policia sekuestron 1.6 kilogram marihuanë dhe 30.2 gram kokainë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron 1.6 kilogram marihuanë dhe 30.2 gram kokainë në Prishtinë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Janë konfiskuar 1.6 kilogram marihuanë, 30.2 gram kokainë, dy automjete me targa vendore dhe 733 euro para të gatshme në Prishtinë, ku janë arrestuar edhe pesë kosovarë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Operacioni i urdhëruar nga gjykata ishte e realizuar të hënë në pesë lokacione të ndryshme të qytetit.

Në mes të provave të tjera janë edhe një shufër metalike dhe katër peshore.

Të dyshuarit me konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat