Kontrabandoi teste për Covid nga Serbia, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Kontrabandoi teste për Covid nga Serbia, arrestohet nga policia

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e testeve për Covid-19, nga pikë-kalimi kufitar tek Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolles është ndaluar vetura e një shtetasi kosovar që po vinte nga Serbia me teste të kontrabanduara.

“Në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara. Në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, vozitësi (shtetas i Republikës së Kosovës) i automjeti që vinte nga Serbia  është përgjigjur negativisht. Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 24 gusht 2021.- Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID 19.

Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:

1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë

2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë

3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë

4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.

Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat