Dyshohen se rrëmbyen dhe keqtrajtuan një person në Drenas, ndalohen për 48 orë tre persona

Kronikë e zezë

Dyshohen se rrëmbyen dhe keqtrajtuan një person në Drenas, ndalohen për 48 orë tre persona

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Hetuesit policor të Stacionit të Drenasit, pas grumbullimit të informacioneve  në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, sot kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar, lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhë dje në fshatin Negrovc të Drenasit.

Personat e dyshuar janë: Ç. H, (mashkull), 21 vjeç, Sh. H(mashkull), 26 vjeç dhe K.K (mashkull), 19 vjeç.

Pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave  të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat