Në Prishtinë të shtëna me armë zjarri

Kronikë e zezë

Në Prishtinë të shtëna me armë zjarri

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Sipas burimeve të shtënat me armë zjarri u dëgjuan saktësisht në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa deri më tani është bërë e ditur se të përfshirë në këtë rast janë dy persona.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës, të cilët po merren me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat