Një i mitur është arrestuar nga policia pasi që është kapur duke vjedhur në një market.
Ngjarja ka ndodhur dje në Rrugën Lekë Dukagjini në Prishtinë.
I mituri është kapur nga punëtorët e marketit duke vjedhur.
I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.