Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës.
Pasi nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve policia ka shqiptuar 915 gjoba për mos-respektim të masave anti-COVID-19.
Kujtojmë që policia po vazhdon të merr masa për të gjith që nuk respektojnë rregullat.