Policia e Durrësit ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë. Në kuadër të operacionit “Furnitori”, u arrestua 50-vjeçari Arben Elezi nga fshati Larushk i Fushë-Krujës.
Elezi u ndalua në zonën e Shkafanës në Ishëm të Durrësit dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ai do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 Euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.