Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro qytetarin me inicialet B.H., i cili edhe pse i prekur me koronavirus, nuk ishte vetizoluar.
Sipas Ligjit për luftimin e pandemisë dhe kishte qëndruar në një restorant.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në lagjen e rajonit tre në Vitomiricë të Pejës, ka bërë të ditur sot policia.
Policia apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe IKSHP-së për parandalimin dhe luftimin e pandemisë m e koronavirus.