Një burrë nga Lipjani është ankuar në Polici se gruaja dhe vajza e tij janë duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij.
Sipas policisë, janë intervistuar personat e përfshirë në rast, dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.
Njoftimi
Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt