Dyshohet se 21 vjet më parë vrau një person dhe plagosi dy të tjerë në Koshare, arrestohet personi

Kronikë e zezë

Dyshohet se 21 vjet më parë vrau një person dhe plagosi dy të tjerë në Koshare, arrestohet personi

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 10:34
Ilustrim

Prokuroria Themelore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dje ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë.

Nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor të vitit 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

Policia e Kosovës njofton se dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat