Dy të mitur janë arrestuar dje në Obiliq, pasi që të njëjtit duke e sulmuar fizikisht viktimën mashkull i kishin grabitur një shumë parash dhe një unazë.
Rasti kishte ndodhur më 24 gusht.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
Obiliq 24.08.2021-19:45. Me 26.08.2021 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur), pasi që të njëjtit duke e sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i kishin grabitur një shumë parash dhe një unazë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.