​Arrestohet një person në Gjakovë për vrasje në vitin 2000

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Gjakovë për vrasje në vitin 2000

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë.

Ai u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat