Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë e rajonit të Prizrenit.
Siç njofton Policia, një burrë e ka kërcënuar gruan edhe djalin e tij për shkak të banesës ku ata jetojnë.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka të arrestuar.
Njoftimi:
Prizren 27.08.2021 – 15:30. I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur gruan dhe djalin e tij. Motivi i incidentit ka të bëjë me banesën ku banojnë palët. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.